Medvedev, talenti rus me trofeun e Shangait…

sportiim2

Tenisti i rus, Danil Medvedev, fitoi ‘ATP Masters 1000’ në Shanghai, duke mposhtur gjermanin Aleksander Zverev me rezultatin 2:0 (6: 4, 6: 1) në vetëm 73 minuta.

Medvedev, 23 vjeç shënon fitoren e tij të shtatë në karrierë.

Tenisti, ka 29 fitore në 32 ndeshjet e tij të fundit, teksa në gjashtë turnet e radhës ku ka luajtur ka arritur deri në finale.

Që nga humbja ndaj Nadal, në finalen e Open të Amerikës, Medvedev nuk ka humbur asnjë set.

Rusi aktualisht kryeson në statistikat e ATP këtë sezon sipas numrit të fitoreve individuale (59).

?>