Të rinjtë, kënaqin Sarrin në “paqen” e Seulit
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/07/150727340-d86dae37-d822-42e7-921d-b22e49a906e6.jpg)
Miqësore: Team K-Juventus 3-3 (Osmar 7’, Cesinha 40’, Tagart 49’/Muratore 9’, Matuidi 78’, Pereira 81’)
Ndeshje e vështirë për Juve në Seul, që u përball një seleksion të kampionatit korean, të emërtuar Team K. Miqësorja përfundoi 3-3 dhe bardhezinjve iu desh të djersisnin mjaft për të ekuilibruar shifrat në fund të takimit, i cili nisi me 50 minuta me vonesë për shkak të trafikut të ngarkuar.
Koreanët kaluan të parët në epërsi me anë të Osmar në të 7-tën. Juventinët dy minuta më pas me Muratore. Fraksioni i pare mbyllet me golin e barazilianit Cesinha, që realizoi në të 40-tën dhe festoi “alla-Ronaldo” përpara sytë të Kristianos, që ishte në stol së bashku me Bonuçin.
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/07/150747434-3da0955b-0aea-4ab0-a4a7-4910a5f66f81.jpg)
Në të 49-tën Tagart i çoi shifrat në 3-1 për koreanët, por në vijim do të ishin bardhezinjtë Matuidi (78 ‘) dhe Mateus Pereira (81’), që do të fiksonin barazimin 3-3, ku trajneri Sarri u kënaq me golat e të rinjve Muratore dhe Mateus Pereira. (video)