Tuhel gati të marrë Kombëtaren e Anglisë
Lajmet e pasdites së sotme e lidhin Tomas Tuhel me pankinën e “Tre Luanëve” në ishullin britanik.
Federata Angleze e Futbollit sipas mediave angleze ka arritur një marrëveshje me Tomas Tuhel.
Ai në fakt e ka pranuar ofertën dhe pritet vetëm zyrtarizimi i gjermanit në vend të trajnerit të përkohshëm.
Sipas asaj që raportohet nga Sky Sports UK, Tuhel do të prezantohet nesër në orën 14:30 në Wembley.