Kosova fiton thellë me Qipron, Spanja 3 gola Serbisë për kualifikimin zyrtar

Liga e Kombëve me ndeshjet e ditës së sotme në Ligat A dhe C për turin e katërt.
Kosova përballë Qipros në Ligën C Grupi 1 arriti të imponohet që në pjesën e parë ndërsa Amir Rrahmani me një aksion vetjak në zonë shënon golin e parë në të 31′.
Në të dytën Dardanët shënojnë dhe dy herë të tjera me Er,mal Krasniqin dhe Sahitin për 3-0 final. Ndërkohë Spanja mposht Serbinë 3-0 duke arritur dy raunde para fundit të kalojë në çerekfinale.
Zvicëra barazon 2-2 me Danimarkën. Po ashtu Polonia me kroacinë 3-3.
Shifrat teknikë të ditës së sotme sipas Ligave dhe grupeve:
Liga A1
Poloni- Kroaci 3-3
Skoci- Portugali 0-0
Liga A4
Spanjë- Serbi 3-0
Zvicër- Danimarkë 2-2
Liga C2
Lituani- Rumani 1-2
Kosovë- Qipro 3-0
Liga C3
Bjellorusi-Luksemburg 1-1
Irlandë e Veriut- Bullgari 5-0/Sportiim.al/