Champions/ Mbrëmje e surprizave të mëdha
Gjimshiti shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve dhe të parin për bergamaskët në suksesin 0-3 ndaj Shahtjor Donjetsk. Shkëlqen Zhegrova me Lilë.
Dita e dytë e raundit të dytë në Champions League 2024/25 prodhoi rezultate mjaft surprizuese. Thyhen me radhë Atletiko Madrid, Bajern Mynih, Real Madrid.
Në Lajpcig vendasit u përballen me Juven me bardhezinjtë që triumfuan me përmbysje. Benfika shpartalloi Atletiko Madrid teksa kryesfida e Birmingamit ndërmjet Aston Vilës dhe Bajernit të Mynihut dha tri pikë vendasëve. Real Madrid ra në Lilë me shifrat 1-0.
Shifrat sot 02/10 2024:
18:45
Zhirona- Fejnord 2-3
Shahtjor Donjetsk- Atalanta (në Gjermani) 0-3
21:00
Aston Vila- Bajern 1-0
Benfika- At. Madrid 4-0
Dinamo Zagreb- Monako 2-2
Lilë- Real Madrid 1-0
Liverpul- Bolonja 2-0
Lajpcig- Juventus 2-3
Sturm Grac- Bryzh 0-1/ Sportiim.al.