Tenis/ Siner- Fritz, finalja e madhe e US Open 2024

Italiani 22 vjeçar fitoi gjatë janarit të këtij viti në ‘Australia Open’ grand slam-in ndaj rusit Danil Medvedev (3-2). Niset favorit për US Open 2024.

Janik Siner fiton 3-0 (7-5 7-6 (3) 6-2) Xhek Draper dhe bëhët italiani i parë që arrin në finalen e US Open.

Pasi eliminoi Danil Medvedev në çerekfinale, numri një i botës mundi në gjysmëfinale Xhek Draper në tre sete (7-5, 7-6, 6-2) në fushat e vështira të Flushing Meadows, duke fituar kualifikimin për në fazën finale të turneut.

Në gjysmëfinalen tjetër Tejlor Fritz mposhti bashkëatdhetarin e tij amerikan Frances Tiafoe me shifrat e ngushtë 3-2 (4-6,7-5, 4-6, 6-4,6-1).

Finalja do të zhvillohet nesër në orën 20:00 në Nju Jork.

Ndërkaq italiani niset si favorit pasi ai qëndron i pari në listën e ATP. Vetëm Zverev dhe Alkaraz mund t’ia heqin fronin si numëri 1 në botë, por ata duhet të shpresojnë që Siner të shembet në turne të ndryshëm që do të luajë nga finalja e US Open deri në fund të vitit në Pekin, Shanghai, Paris Bercy dhe ATP Finals në Torino. Avantazhi i vetëm i rivalit të tij Fritz lidhet me faktin se ai luan para publikut amerikan./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!