US Open/ Siner mposht Medvedev, shkon në gjysmëfinale

Janik Siner mundi këtë mengjes rusin Danil Medvedev (3-1) dhe arrin në gjysmëfinalen e tenisit të US Open për herë të parë në karrierën e tij.

Në fushat e vështira të Flushing Meadow në Nju Jork, 23-vjeçari italian me cilësinë e numrit 1 në botë mundi 28-vjeçarin rus (nr.5) me rezultatin 6-2, 1-6, 6-1, 6- 4, duke u hakmarrë pas humbjes së tij të fundit në çerekfinalen e Wimbledon. Siner do të sfidojë të premten 22-vjeçarin britanik Xhek Draper, i 25-ti në renditjen e ATP-së, i cili mundi në çerekfinale australianin Aleks De Minaur 6-3, 7-5, 6-2.

Në këtë mënyrë plotësohet turi gjysmëfinal me dy duelet tashmë të konfirmuara (sipas formulës) teksa në kërkim të finales së US Open do të zhvillohen përballjet ; Siner- Darper dhe dyshja amerikane; Tejlor Fritz-Frances Tiafoe./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!