US Open/ Draper për rekord, gjysmëfinalisti i fundit (02:30) Siner- Medvedev

22 vjeçari anglez e ka për herë të parë kalimin në gjysmëfinale në një Slem, pret Siner ose Medvedev.

Xhek Draper është tenisti i parë që arrin në gjysmëfinalen e US Open pa humbur asnjë set që nga Medvedev në 2020. Një sukses i jashtëzakonshëm për anglezin i cili mundi në 1/8-at australianin Aleks De Minaur 6-3,7-5 e 6-2.

Ndërkaq i pari që kapi 4-ën ishte Tejlor Fritz ndërsa mundi gjermanin Aleksandër Zverev 3-1.

Gjysmëfinalisti tjetër doli amerikani Frances Tiafoe i cili mundi 4-1 bullgarin Grigor Dimitrov. Në orën 02:30 ‘finalja’ e parakohëshme Janik Siner-Danil Medvedev.

Në gjysmëfinale Tiafoe do të takohet me Fritz për një sfidë tërësisht amerikane ndërsa Draper pret fituesin Siner- Medvedev./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!