Dy sfida, dy ‘finale’, Tirana e Dinamo jashtë kryeqytetit

“Niko Dovana” dhe “Elbasan Arena’ do të jenë pikat e nxehta të dy takimeve të fundit të javës së tretë Abissnet Superiore. Në Durrës Tirana do të presë Egnatian ndërsa në Elbasan, Dinamo Siti përballet me AF Elbasanin.

Në vigjilje të ndeshjes Tirana-Egnatia e cila pritet të jetë shumë e luftuar, të dy kampet kanë deklaruar se do të tentojnë tri pikët. Shkëmbi trajneri i bardhebluve evidentoi faktin se Përgjoni dhe Meta do jenë mungesa por nuk harri të shtojë se Tirana luan për të marrë fitoren.

Ndërkohë Egnatia vjen pas dy fitoreve teksa kampionët e Shqipërisë me Kasën që duket i rekuperuar. Bakajoko i vetmi jashtë liste. Rrogozhinasit afruan së fundi Serxhio Ujken.

Po në 20:00 Dinamo sheh vetën pritëse në fushën e Elbasanit. Blutë janë e vetmja skuadër në dy javë të para që ende nuk ka shijuar pikën e parë.

Pezullimi i trajnerit Mehmeti i ka bërë vend Erjon Xhafës për ta drejtuar këtë takim. Sakaq AF Elbasani edhe pse udhëtues në kalendar, në realitet do të luajë në shtëpi.

Publiku pritet të jetë i shumtë ndërsa trajneri Roberto Bordin beson se grupi i tij me portierin ganez të afruar së fundi Razak Abalora, i ka të gjitha shanset për triumf.

Ndërkohë luhet edhe një takim në Kategori të Parë. Besa pret në Rrogozhinë Korabin e Peshkopisë. Starti në orën 17:00.

Superiore, java e 3-të:

20:00

Tirana- Egnatia (në Durrës)

Dinamo- AF Elbasani (në Elbasan)

Kategori e Parë, java e dytë:

17:00

Besa- Korabi (në Rrogozhinë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!