Mbape ende pa gol, Reali ndalet sërish

Pas tri javëve Real ka 5 pikë, katër më pak se Barça që kryeson La Liga-n

Ndeshja e orës 21:30 mes Las Palmas dhe Real Madrid nuk prodhoi fitues. Vendasit ishullorë arritën të shënoin të parët që në start me lojtarin e ndeshjes Alberto Moleiro (5′) ndërsa deri në fund të pjesës së parë nuk pati gola.

Në të dytën Reali shtoi presionin por goli i barazimit do të vinte në të 69′ me penalltinë e shndërruar në gol nga Vinicius.

Edhe në këtë ndeshje ylli i afruar në verë Kilian Mbape nuk e gjeti golin me francezin që duket ka nisur të shohë ‘makthe’ me Los Blancos.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër të ditës Zhirona mundi 4-0 Osasunën. /Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!