Dy ditë nga epilogu i meraktos, spikat Dinamo

Dy ditë deri sa merkato e verës për Abissnet Superiore të mbyllet. Klubet edhe pse kanë zyrtarizuar goxha lëvizje sërish 48 orët e fundit mbetën vendimtare.

Dinamo ka dakortësuar me Naser Alijin shqiptarin nga Maqedonia e Veriut me statusin e lojtarit që përfaqëson Shqipërinë në kombëtaren kuqezi. Për blutë e kryeqytetit duket se edhe Theodhoris Mingos është një tjetër futbollist (ish i Kukësit) që pritet të zyrtarizohet.

Megjithatë te Dinamo Siti problemi kryesor mbetet pasuesi i Dritan Mehmetit. Skuadra po drejtohet nga përkohësisht nga Erjon Xhafa. Pista Ilir Daja ende nuk ka rënë…

Të tjerat, Partizani, Tirana, Vllaznia, Egnatia e Laçi duken të konfiguruara edhe pse te ta vijon të punohet në heshtje hermetike.

Nga ana tjetër AF Elbasani ka njoftuar se është në kërkim të një portieri. Te verdheblutë ky fakt përbën domosdoshmërinë parësore pasi klubi po punon edhe për një sulmues.

Ndërkaq Skënderbeu ka gati afrimin e sulmuesit Abiodu nga Nigeria teksa dhe drejt Ballshit raportohet se të tjerë lojtarë afrikanë janë udhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!