Laçi pa ndalesë, prezanton Traore e Ballhysa

Pak orë para përballjes me Egnatian të vlefshme për javën e dytë Abissnet Superiore, KF Laçi ka prezantuar dy futbollistë të tjerë që do të pasurojnë radhët e sulmit kurbinas.

Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leo Ballhysën dhe Amadou Traore. Ballhysa ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e shkuar, teksa është aktivizuar dhe me moshat e Tiranës, ndërsa Traore vjen nga Mali për të veshur për herë të parë fanellën e një klubi shqiptar.

Për ekipin kurbinas prova e dytë pas barazimit me Tiranën do të zhvillohet nesër në Rrogozhinë përballë kampionëve në fuqi të Egnatias prej orës 17:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!