Dibala hedh tutje milionat arabë, besnik ndaj Romës

Paulo Dibala hedh tutje eurot e ofruara nga Arabia Saudite dhe mbetet te Roma. Në fakt, argjentinasi refuzoi ofertën faraonike të Al-Kadsia, duke preferuar të qëndrojë te Roma për shkak të dashurisë së treguar nga tifozët dhe ndjenjës së respektit që e lidh me klubin.

Pavarësisht shumë milionave të vendosura në tavolinë nga klubi saudit (75 milionë euro në tre vjet) shoqëruar me një lloj marrëveshjeje virtuale, ndërsa transferimi dukej si një punë e përfunduar, sulmuesi argjentinas ndaloi negociatat me vendosmëri duke zgjedhur për të qëndruar në Trigoria.

“Faleminderit Roma, shihemi të dielën”, ka shkruar Dibala në profilin e tij në Instagram, duke dërguar një mesazh të qartë për tifozët verdhekuq dhe duke e mbyllur përfundimisht çështjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!