Dinamo pranë grupeve të Champions, Zhegrova supergol për Lilë

Liga e Kampionëve nisi sot me tri takime të fazës Play Off të vajtjes ndërsa nesër në program dhe katër duele të këtij raundi.

Në ‘Maksimir’ (Zagreb) u takuan Dinamo vendase me lojtarin kuqezi Arbër Hoxha në fushë për 63′ me Karabak të Azerbajxhanit ku aktivizohet Redon Xhixha (nuk u aktivizua). Ndeshja përfundoi 3-0 për Dinamo Zagreb teksa u vendos nga Pjaca 30′, Kulenoviç 75′, 80′.

Ndërkohë norvegjezët e Bodo/Glimt mundën 2-1 Zvezdën ndërsa Lilë kaloi pa vuajtje 2-0 çekët e Slavia Pragë. Në këtë ndeshje dardani Edon Zhegrova dhënoi golin e dytë të francezëve në të 77′.

Mesfushori mori një top në hyrje të zonës ndërsa me një slalom la pas dy rivalë dhe kalibroi në të djathtë të porteit çek.

Ndeshjet sot Play Off vajtje, shirat:

Dinamo Zagreb- Karabak 3-0

Bodo/Glimt- Cverna Zvezda 2-1

Lilë-Slavia Pragë 2-0 (në Valenciennes)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!