Pjesë e Al-Ahli, Madani prezantohet te Egnatia
Yazan Madani është lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë, Egnatia.
Pas një periudhe testimi, futbollisti saudit më në fund ka bindur drejtuesit e klubit Egnatia për ta përfshirë në kontigjentin e tyre.
Klubi e ka prezantuar sot si afrimin e radhës i cili me gjasë ka mbyllur edhe afrimet në këtë merkato vere.
19-vjeçari luan në linjën e majtë si mesfushor i avancuar. Madani më herët ka qënë pjesë e Al-Ahli në Arabinë Saudite.