Vllaznia prezanton Podrimcakun
Arton Podrimcaku është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi i majtë 22 vjeçar me të kaluar në Suedi pas disa ditë stervitje me kuqeblutë dhe negociatave me drejtuesit, ka arritur kontratën 1 vjeçare.
Njoftimi i Vllaznisë:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që prej ditës së sotme pjesë e skuadrës kuqeblu është edhe futbollisti Arton Podrimcaku. Lojtari i sapoardhur është 22 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë. I rritur dhe i lindur në Suedi, pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij e ka në këtë vend, ndërkohë që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit. Podrimcaku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tone, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.Mirë se erdhe në familjen