Miqësore U19 / Shqipëria mposht me rezultatin 4-0 Lihtenshtejnin

Shqipëria U-19 triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Lihtenshtejnit, takimi i parë miqësor i planifikuar për kuqezinjtë gjatë këtij muaji.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj zbriti në fushë me këtë formacion: Amarildo Dervishaj (GK), Fabjan Perndreca, Denis Prendi, Adi Kurti (c), Ergi Bastari, Matia Huqi, Ergis Arifi, Frederik Tosku, Dejvi Duro, Tedi Malaj, Ron Hasani.

Kuqezinjtë realizuan një ndeshje mjaft të mirë, duke krijuar raste dhe duke dominuar takimin në 90 minuta. Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 19-të me Tedi Malaj, ndërsa në minutën e 45-të, Denis Prendi dyfishoi rezultatin e takimit.

Me nisjen e fraksionit të dytë, në minutën e 50-të, Tedi Malaj realizoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë ndërsa një minutë më vonë, Ron Hasani vulosi fitoren për Shqipërinë, duke i çuar shifrat në 4-0. Gjatë ndeshjes, trajneri Ahmataj bëri disa zëvendësime, duke u dhënë mundësi lojtarëve të tjerë të luajnë në këtë miqësore.

Kombëtarja U-19 do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore më 11 gusht, në ora 10:00 në ‘Shtëpinë e Futbollit’ po ndaj Lihtenshtejnit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!