Inter & Milan në sulm për të blerë… ‘San Siron’

Prej dy vitesh dy klubet e mëdha të Milanos kanë parashtruar kërkesa të ndryshme për ti dhënë zgjidhje impiantit kryesor. Rehabilitmit apo mundësisë për të ndërtuar një stadium të ri pranë tij.

Interi dhe Milani, së bashku me një ekip këshilltarësh teknikë dhe ligjorë, po vlerësojnë aspektet teknike dhe financiare, duke marrë në konsideratë hipotezat që kanë të bëjnë me blerjen e San Siros apo të drejtat sipërfaqësore të stadiumit dhe zonave përkatëse.

Këtë e ka bërë të ditur bashkia e Milanos, duke sqaruar se mëngjesin e sotëm kryebashkiaku, Xhusepe Sala, ka marrë një komunikim nga ekipet në lidhje me stadiumin ku dy skuadrat milaneze luajnë si pritës.

Një takim në mes të administratës komunale dhe ekipeve është caktuar për javën e dytë të shtatorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!