Iku i dëmtuar, Berisha sot në portë…

sportiim2

Takimi SPAL- Lacio, në program sot në Ferrara për javën e 3 të Seria A, ofron edhe “derbin’ shqiptar të elitës italiane.

Në njërin krah Etrit Berisha do mbrojë portën e SPAL dhe në kahun tjetër, Tomas Strakosha dhe Valon Berisha në forcë të Lacios. Pa llogaritur këtu drejtorin sportiv Igli Tare.

Nga grumbullimet e skuadrave, ajo që tërheq vemendjen, ka të bëjë me faktin se Berisha i portës, do të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Largimi i tij nga grumbullimi me kombëtaren përpara se Shqipëria të takohej me Islandën për kualifikueset e europianit, u raportua si një dëmtim i lehtë i gardianit të SPAL.

Sportiim.al, hodhi dyshime të forta aso kohe duke bërë një paralelizëm të largimit të Etrit Berishës si në rastin Grezda. Sot, pas 4 ditëve nga Shqipëri- Islandë, portieri është në fushë.

Ndërkaq, edhe pse te Lacio është grumbulluar, Valon Berisha, ai që me Kosovën tërhoqi vemendjen në fushën e Suthemptonit me 2 golat ndaj Anglisë, nuk figuron në formacionin e mundëshëm të S. Inzagit

Formacionet e mundëshme SPAL-Lacio. (Ora 15 00)

?>