Fejnord fiton Superkupën e Holandës, PSV bie nga…penalltitë

Sezoni i ri futbollistik në Holandë nisi sot me Superkupën e saj teksa në Eindhoven u luajt dueli PSV- Fejnord.

Ndeshja ishte e luftuar në 90′ ndërsa golat rodhën si me ‘rubinetë’. Fillimisht ishin vendasit që kaluan përpara që në minutën e 9′-të me Lang. Më pas radha e miqëve që në këtë edicion drejtohen nga danezi Braian Priske. Nga penalltia barazon në të 29′ Gimenez. Nieuvkup kaloi në avantazh roterdamasit në të 33′-ën.

Goli i barazimit për PSV erdhi nga kapiteni Luk de Jong në të 48′. Edhe njëherë Gimenez nga pika e penalltisë kalon përpara Fejnord (54′). Për të ardhur te goli i kampionëve në fuqi me Til (65′). Pas shifrave 3-3 ka dhe nga një gol nga të dyja skuadrat. Fillimisht miqtë në të 72′ me Milambo ndërsa barazoi përfundimisht De Jong në të 80′-ën me penallti.

Me rregullin e Superkupës së Holandës, fituesi u vendos nga goditjet e 5 penalltive. Aty ku Fejnord triumfoi 2-4 duke u rikthyer te ky trofe pas 6 viteve./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!