Everton/ Mbyllen negociatat, Friedkin nuk do ta blejë klubin

TFG ka qenë në negociata ekskluzive për 4 javë, por dje u tërhoq nga negociatat për shkak të shqetësimeve për borxhin ndaj 777.

Klubi i Everton në Premier League njofton përfundimin e negociatave për blerjen e aksioneve të klubit nga Liverpuli. Negociatat për blerjen e shumicës së aksioneve të Evertonit kanë përfunduar dhe grupi Friedkin, “nuk do të vazhdojë me blerjen e klubit”.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për shtyp nga vetë ekipi anglez i cili përsëriti se “si Blue Heaven Holdings ashtu edhe The Friedkin Group kishin hyrë në negociata me mirëbesim për të vlerësuar nëse një shitje mund të realizohej.

Deklarata e klubit:

Pas një periudhe negociatash ekskluzive, diskutimet midis Blue Heaven Holdings dhe Friedkin Group mbi transferimin e pronësisë së një pjese të shumicës së aksioneve të Everton kanë përfunduar dhe Friedkin Group nuk do të përfundojë blerjen e klubit. Të dyja palët hynë në këtë periudhë diskutimi me mirëbesim për të parë nëse mund të përfundonte një ndryshim pronësie.

Këto diskutime kanë përfunduar dhe të dyja palët bien dakord se është në interesin e Evertonit të shqyrtojë opsionet alternative. Friedkin Group mbetet një huadhënës për klubin dhe është krenar që ka luajtur një rol kyç në mundësimin e ndërtimit të stadiumit të ri.

Kjo do të ndihmojë në sigurimin e një të ardhmeje të fortë si për Everton ashtu edhe për qytetin e Liverpoolit. Blue Heaven Holdings mban një marrëdhënie pozitive me Grupin Friedkin dhe i falënderon ata për kohën dhe përpjekjet e tyre për të përfunduar procesin.”

Ndërkaq, Friedkin pronar i Romës, ka mbështetur një ndeshje miqësore me Evertonin në gusht.

Kështu marrëdhëniet mes Romës dhe Evertonit, ishin dhe mbeten të mira. Nuk është rastësi që De Rosi dhe lojtarët do të mbyllin përgatitjet e tyre me një ndeshje miqësore në Liverpul të planifikuar për në 10 gusht në orën 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!