Spanja nominon stadiumet e Kupës së Botës 2030
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shpallur stadiumet që do të përfshihen si kandidatë për të pritur ndeshjet e Kupës së Botës 2030 në Spanjë.
Vendet dytësore janë bërë gjithashtu publike, pas punës së kryer gjatë dy viteve të fundit nga Komiteti Ekzekutiv për kandidim të përbashkët me Marokun dhe Portugalinë. Për përcaktimin e impianteve u analizuan të gjitha mundësitë, duke përfshirë edhe zgjerimin në 13, opsion i cili duhet të merret unanimisht nga të tre federatat dhe që u propozua qershorin e kaluar nga CSD, pas gati dy vitesh punë.
Për sa u përket qyteteve kandidate, u zbatuan kritere objektive, në përputhje me atë që ishte përcaktuar në kërkesat e aplikimit të FIFA-s. Në total, u përcaktuan 11 stadiume, të zgjedhura në një vlerësim që mori parasysh aspekte të tilla si projekti teknik, operacionet, struktura financiare dhe pajisjet e qyteteve pritëse, si dhe respektimi i kërkesave dokumentare dhe kontraktuale.
Këto janë stadiumet kandidate: Anoeta (Donostia-San Sebastian); Camp Nou (Barcelona); Gran Canaria (Las Palmas); La Cartuja (Sevilje); La Rosaleda (Malaga); Metropolitano (Madrid); Nuova Romareda (Saragoza); Stadiumi RCDE (Barcelonë, std i Espanjol); Riazor (La Coruna); San Mame’s (Bilbao); Santiago Bernabeu (Madrid). Po kështu, janë përcaktuar edhe 45 lokacionet alternative që do të propozohen në dosjen zyrtare.