Partizani ia del me Kekon, Tiranë e rrëmujëshme e eleminuar, Vllaznia përdreq

sportiim2

Partizani i bën mirë detyrat e tij teksa në Maltë fiton me përmbysje 1-2 me Marsaslok teksa golit të Jurit në të 46′ iu përgjigj dy herë me Carën (48′) dhe Kekon në të 90+2′. Në turin tjetër e pret Saburtalo tashmë me emrin e ri Iberia 1999.

Ndërkohë Tirana e luajti keq ndeshjen e kthimit në ‘Elbasan Arena’ me Torpedo Kutaisi. Bardheblutë e nisën nën ‘shok’ takimin pasi Johnsen shënoi që në minutën e dytë.

Përpjekjet e skuadrës së Shkëmbit ishin konfuze me raste që kurrë nuk kaluan vijën e portës së gjeorgjianëve.

Sakaq Vllaznia turpërohet në ‘Loro Boriçi’ nga Valur. Në 36 minuta lojë shifrat shkuan në 0-3 ndërsa në të dytën kuqeblutë pësuan edhe të katërin në të 67’ën. Shkatërrimtare!

Rezultatet e ndeshjeve të kthimit Conference League. Në kllapa ndeshjet e vajtjes.

Marsakslok- Partizani 1-2 (1-1) 19:00

Tirana- Torpedo Kutaisi 0-1 (1-1) 20:00

Vllaznia- Valur 0-4 (2-2) 20:30/Sportiim.al/

?>