Zirkze ‘arma’ e re e Ten Hag te Junajtid

Ten Hag pas kontratës së zgjatur të tij arrin të bindë bashkëatdhetarin e tij Xhoshua Zirkze për ta zyrtarizuar te Mançester Junajtid.
Klubi i famshëm anglez e bëri zyrtare afrimin e Xhoshua Zirkze pikërisht sot si përforcimin e radhës për repartin e sulmit.
Futbollisti pjesë e Holandës në Euro 2024, shkëlqeu në radhët e Bolonjës në edicionin e kaluar duke u kthyer në një futbollist mjaft të kërkuar në tregun e kësaj merkatoje.
Në fund 21 vjeçari zgjodhi Mançester Junajtid duke realizuar një ëndërr të madhe personale.