Zirkze, pritet zyrtarizimi, ‘Djajtë’ e Ten Hag duan dhe De Ligt

Pas Xhoshua Zirkze, Mançester Junajtid po mendon për një tjetër lojtar holandez për të forcuar skuadrën e tyre. Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” të drejtuar nga Erik ten Hag kanë hedhur sytë te Matijs De Ligt.

Mbrojtësi holandez pas aventurës te Juve po përpiqet të gjejë hapësirë te Bajern Mynih por me gjasë pikëpyetjet te skuadra e famshme gjermane për një rol të padiskutueshëm titullari, mund të ndikojnë që shtatlarti tulipan të vendosë të provojë aftësitë e tij në Premier League.

Ndërkohë për Zirkze është vetëm çështje orësh për t’u zyrtarizuar te ekipi i Ten Hag pasi pagesa e klauzolës së lirimit prej 40 milionësh që lidh sulmuesin me Bolonjën është zgjidhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!