FSHF/ Informacione për tifozët në Duseldorf
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/06/Duseldorf-stadium-24...-1024x551.jpeg)
Këtë mbrëmje me start orën 21:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Një sfidë vendimtare ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Duseldorfit i cili do të dominohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren për të arritur një rezultat historik.
Ndërkaq sikundër dhe në dy ndeshjet e tjera me Italinë dhe kroacinë, Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim me rëndësi për tifozët që do ta ndjekin ndeshjen në stadium.
Dyert për tifozët në stadiumin e Dyseldorfit do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes dhe procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.
ℹ️ Informacione të rëndësishme për tifozët para ndeshjes 🇦🇱 Shqipëri 🆚 Spanjë 🇪🇸 në Dyseldorf.
— FSHF (@FSHForg) June 24, 2024
▪️Orari i hapjes së dyerve të stadiumit
▫️Biletat
▪️Çfarë nuk lejohet në stadium
▫️Ku mund të shikoni ndeshjen nëse nuk keni biletë
https://t.co/r3EJrHiSqY