Osmani, një “korçar” më pak te Teuta…

Pas përfundimit të aventurës në Europa League, mbrojtësi korçar Tefik Osmani i ka dhënë lamtumirën skuadrës durrsake të Teutës.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku falenderohet Osmani për kontributin e dhënë në radhët e Teutës, si dhe i urohet suksese në karrierën e tij.

“Tefik Osmani largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot mbrojtësi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes. KF Teuta falënderon Osmanin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt Europes dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit durrsak.

Korçari Tefik Osmani u bashkua me skuadrën durrsake të Teutës një sezon më pare. Ku bashkë me trajnerin Shkëmbi, ndihmësin Vrapi, mbrojtësit Bici e më pas edhe Arapi, krijuan një “koloni” të përvojës korçare te durrsakët.

34-vjeçari Osmani thuhet se ka arritur akordin për t’iu bashkuar bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Më herët, mbrojtësi korçar Osmani, ka qenë pjesë skuadrës së Tiranës.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!