Foda shpall listën e Kosovës, ftohet portieri Abdullahu i Tiranës
Më 5 qershor, Dardanët në testin e Oslos (19:00) me Norvegjinë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka në program ndeshjen miqësore me Norvegjinë në Oslo, me trajnerin Franko Foda që ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë test miqësor.
Për këtë takim janë grumbulluar tre portierë si Arijanet Muriç, Visar Bekaj dhe për herë të parë Mustafë Abdullahu që aktivizohet te Tirana.
Mbrojtës janë listuar Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.
Ndërkohë në repartin e mesfushës janë grumbulluar futbollistët; Valon Berisha, Lindon Emërllahu, Blendi Idrizi dhe debutuesi Art Smakaj.
Reparti i sulmit figuron më i mbipopulluari, pasi trajneri ka ftuar nëntë futbollistë; Edon Zhegrova, Bernard Berisha, Vedat Muriqi, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Muhamet Hyseni dhe Elbasan Rashani.