Kosovë/ Superliga jep verdiktet, Malisheva debutimi në Europë
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/05/malisheva.jpg)
Skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida, do të jetë për herë të parë në histori në UEFA Conference League
U luajt sot java e fundit në Superligën e Kosovës. Verdiktet përfundimtare u dhanë sot (Ballkani ishte shpallur kampion një javë më parë).
Kështu, Ballkani i Ilir Dajës e mbyll sezonin aktual me fitore 2-1 kundër Prishtinës.
Fitojë Llapi e Gjilani i Gentian Mezanit ndërsa Llapi kaloi 1-5 Lirinë e Prizrenit dhe siguron një biletë në Europa League.
Në Gjilan, Drita dhe Malisheva barazuan 1-1 me skuadrën mike e cila për herë të parë do të garojë në Conference League. Një vënd në europë veç Ballkanit edhe Drita e Llapi.
Ndërkaq, Feronikeli do të luajë në play out pasi zuri vendin e tetë.Fushë Kosova dhe Liria rrëzohen nga Superliga.
Java e 36-të:
Ballkani- Prishtina 2-1
Drita- Malisheva 1-1
Dukagjini- Gjilani 2-4
Fushë Kosova-Feronikeli 74 0-3
Liria- Llapi 1-5/Sportiim.al/