Ballkani kampion për herë të tretë në Kosovë
Me fitoren 0-1 arritur sot ndaj Llapit në Podujevë, Ballkani i Ilir Dajës është shpallur kampion për herë të tretë radhazi në Superligën e Kosovës.
Me një javë nga fundi, Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë radhazi në Superligën e Kosovës. Ky sukses pasqyron dominimin e tyretotal në Superligën e Kosovës duke dëshmuar një performancë të jashtëzakonshme.
Fitorja e fundit ndaj Llapit në Podujevë tregon përkushtimin dhe punën e palodhur të lojtarëve, trajnerit Ilir Daja dhe stafit të tij, duke e konsoliduar Ballkanin si ekipi më i suksesshëm në historinë e futbollit kosovar në dekadën e fundit.
Goli i Karricës në pjesën e dytë vendosi fitoren 1-0 për Ballkanin, që tashmë mund të nisë festën, teksa javën e ardhshme në ndeshjen e fundit para tifozerisë së vet do të hapë ‘shampanjën’ zyrtare./Sportiim.al/