PSG pret baskët e Sociedad, Bajerni gjën Lacion në Romë
PSG -Real Sociedad dhe Lacio-Bajern Mynih janë dy ndeshjet e sotme të Champions League.
Për një biletë në çerekefinale luajtën dje Lajpcig- Real 0-1 dhe Kopenhagë-Mançester Siti 1-3 ndërsa sot, si PSG ashtu dhe Bajerni të konisderuar favoritë, lipset të bëjnë shumë për të marrë rezultat pozitiv.
Te PSG janë dukshëm të fokusuar te loja spektakolare por përballë kanë baskët e Sociedad që vijnë nga La Liga e që koeficenti i vështirësisë mbetet tregues për t’u verifikuar në mbrëmje.
Te bavarezët e Bajernit, trajneri Tuhel, po merr kritika të mëdha nga ambienti sportiv i klubit dhe i atyre që bëjnë analizë sportive. Do luajë në ‘Olimpico’ me Lacion për të cilën në çdo rast mbetet skuadër e paparashikueshëme.
Champions League
Ora 21:00
PSG- Sociedad
Lacio- Bajern Mynih