Superiorja në dy ditë, Dinamo-Partizani në Durrës
Superiorja rikthehet të shtunën për të luajtur xhiron e 23- të saj. Kështu në orën 13.30 do të zhvillohet në Rrogozhinë dueli Egnatia- Laçi ndërsa po atë ditë në orën 17:00 Vllaznia pret në Shkodër Teutën ndërsa Dinamo Siti si pritëse takohet me Partizanin në Durrës.
Të dielën në program dy ndeshjet e fundit të këtij raundi. Fillimisht në “Selman Stërmasi”, Tirana luan me Erzenin ndërsa në 17:00 Skënderbeu përballet me Kukësin.
Abissnet Superiore, java e 23:
E shtunë:
13:30 Egnatia- Laçi
17:00 Vllaznia – Teuta
17:00 Dinamo Siti – Partizani (në Durrës)
Të dielën:
13:30 Tirana- Erzeni
17:00 Skënderbeu- Kukësi