Kukësi kërkon ‘lavdi’ ndaj Egnatias, Teuta-Tirana ku i…dihet
Rinis sot edhe Kategoria e Parë, AF Elbasani pret Korabin (17:00)
Stavri Nica bëri prapakthehu ndërsa sot do të drejtojë Kukësin ndaj Egnatias në përpjekje për të patur rezultat pozitiv.
Durrasku i cili mori drejtimin e verilindorëve që nga java e tretë, beson se kontigjenti i ri në dispozicion, do mund të ndihmojë për të dalë nga situata e zonës së kuqe.
Ndërkohë Egnatia, vjen në këtë takim si kryesuese e Superiores e me ndryshime rrënjësore teksa ka kryer lëvizje thelbësore në organikë.
Pak më vonë, në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida Teuta-Tirana. Me start orën 17:00, në fushë dy skuadra me histori të madhe e aktualitet të tjetërsuar.
Vendasit e Martinit, nxitojnë për t’i ikur fundit të ftohtë e për ta bërë këtë, lipset të nisin me rezultat pozitiv që sot ndaj bardhebluve.
Tiranasit janë rikthyer fort pasi në dy sfidat e fundit thyen Egnatian 0-5 në Rrogozhinë dhe përmbysën Dinamon 2-3 pikërisht javën e 19-të në Durrës.
Java e 20 plotësohet nesër me tre duelet: Erzeni-Vllaznia, Partizani-Laçi dhe Skëndebeu-Dinamo.
Abissnet Superiore, java e 20:
Sot:
Kukësi -Egnatia 13:30
Teuta -Tirana 17:00
Të shtunën:
Erzeni -Vllaznia 13:30 (në Rrogozhinë)
Partizani -Laçi 17:00
Skëndebeu -Dinamo 17:00