Salamanka eleminon ekipin e La Liga-s pas kthimit të… dritave

Ndeshja Unionistas Salamanka-Vijareal, e vlefshme për fazën e 32-të të Kupës së Mbretit, është ndërprerë mbrëmjen e djeshme për shkak të një problemi në rrjetin elektrik me rezultatin 1-1 në minutën e 90-të.

Ndeshja u mbyll sot me kohë shtesë dhe penallti dhe çuditërisht vendasit fituan nga pika dhe mundën të festonin me goditjen e tetë. Rezultati përfundimtar është 8-7 pas penalltive.

Festë e madhe për klubin që luan në Primera Federacion, niveli i tretë në Spanjë. Për Vijareal, ky eleminim mbetet njollë e zezë e historisë së klubit të Primera Divizion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!