Rinis La Liga, Uest Hem dhe Milan ‘Junior’ në Kupë, ndeshjet…

Premier League do të mbyllë xhirot e sfidave që shoqëruan fundvitin dhe startin e 2024-ës. Uest Hem- Brajton, këtë mbrëmje në Londër, për një tjetër ‘show’ futbolli. Më pas ca ditë pushim për t’u rikthyer në normalitet më 13 janar atherë kur dhe luhet java e 21 e Premier League.

Ndërkohë rinis edhe La Liga në Spanjë. Në orën 17:00, derbi i ‘vogël’ i Madridit sheh në fushë duelin Getafe- Rajo Vajekano. Më tej dy takimet e tjera të javës së 19-të ndërsa në program një tjetër derbi i zonës baske me Real Sociedad- Alaves (19:15) për të mbyllur çifti Valencia- Vijareal parashikuar sot në orën 21:30.

Sakaq, në Itali ka një duel Kupe për 1/4 e saj. Ai i përket duelit Milan- Kaljari dhe zhvillohet në orën 20:45 në ‘San Siro’ (fituesi përballet me fituesin Atalanta/Sasuolo).

Medait italiane raportojnë se Pioli do të hedhë në fushë gjithë të rinjtë…Pas debutimeve të Kamardas, Simiç dhe Zerolit, do të jetë radha e Himenez dhe Chaka Traore, dy produkte të tjera të Primavera-s./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!