Brimingam shkarkon Runin
Uejn Runi largohet nga trajner i Birmingam Siti, vetëm pas 15 ndeshjesh pasi mori drejtimin e klubit të vjetër anglez që militon në Championship.
Skuadra e njohur në ishull, po vuan shumë këtë kampionat pasi renditet në vendin e 20 mes 24 skuadrave të nivelit të dytë anglez.
Me legjendën e futbollit në timon që prej tetorit të kaluar skuadra njohu vetëm 2 fitore duke përkeqësuar akoma më shumë situatën në klasifikim e afruar me zonën e rrëzimit. Pritet konfirmimi i shpejtë i klubit.
