Në Rrogozhinë ka një “finale”, Vllaznia me bilanc të rënduar, në Korçë…

Superiorja nis sot me tre ndeshje të javës së 13-të përpara se të ndalë vrullin me afat kohor prej 10 ditësh (dikton angazhimi i Kombëetares). Dy të tjerat kalendari i ka planifikuar për të dielën atv ku mbyllin çiftet; Tirana- Kukësi dhe Dinamo-Erzeni,

Në fakt kryesfida e kësaj javë do të startojë në 13:30 në Rrogozhinë. Egnatia-Partizani në duelin e dytë sezonal përballën në një sfidë jashtëzakonisht të kërkuar e si për të përligjur forcën e skuadrave ndihmon numri i pikëve të barabartë, 26-të.

Vendasit përpos mbrojtësit Fangaj (kartonë) pritet të jenë të plotë ndërsa te të kuqtë pas 6 fitoreve radhazi, optimizmi qëndron lart. paçka se mungesat janë ende prezente. Rekuperimi i Alban Hoxhës mund të bëjë që porta t’i besohet veteranit teksa për Andi Hadrojin (rekuepruar), duket se aktivizimi do duhet të vijë pas këasaj jave.

Sakaq në 17:00 dy përballje të tjera me pritshmëri të lartë. Vllaznia në krizë totale në elementë të dëmtuar dhe rezultate do duhet të masë forcat me Laçin në “Loro Boriçi”. Vendasit të shokuar nga humbja me Partizanin javën e kaluar janë të privuar edhe nga mungesa të rëndësishme si Balaj (kartonë), Mala (dëmtuar) por dhe mbrojtësi Smajli mbetet në pikëpyetje.

Kurbinasit nga ana e tyre janë më të plotë në organikë por Josa i cili kthehet në Shkodër për të sfiduar të shkuarën e afërt, nuk do të ketë mbrojtësin Kurti dhe mbase dhe anësorin Tresa.

Po në 17:00 në Korçë, Skënderbeu pret Teutën. Të dyja skuadrat vijnë nga barazimet 1-1 respektivisht me Tiranën dhe Laçin dhe pritet të jenë të destinuara të marrin pikët maksimale. Mungesa thelbësore për rivalet në fushë. Klevis Shaqe e Sebastine për Skënderbeun dhe Reinaldo Fili për Teutën, dukshëm dhimbje koke për stafet.

Sidoqoftë nuk mbaron këtu pasi futbollistë si Liço i vendasëve dhe Alla te miqtë janë në pikëpyteje. Aq më tepër që te dussakët mungon dhe i riu Ergis Arifi (kartonë) i cili me ardhjen e Martinit, nuk po merr shumë minuta.

Java e 13-të:

Egnatia- Partizni 13:30

Vllaznia- Laçi 17:00

Skënderbeu- Teuta 17:00

Të dielën:

Tirana- Kukësi 13:30

Dinamo-Erzeni 17:00 (në Durrës)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!