Madagaskari bën histori në Afrikë…
● Kupa e Afrikës: Madagaskar- DR Kongo 2–2 (4-2 pas penalltive)
Madagaskari vijon të surprizojë pafundësisht në Kupën e Afrikës në Egjipt. Pasi kaloi nga grupi B si kryesuese e tij me 7 pikë, formacioni ishullor mundi sot edhe DR Kongon pas penalltive, duke prerë biletën për në çerekfinale.
Gjithçka nisi shpejt për formacionin e francezit Nikolas Dupuis, që në të 9-tën, shënon një supergol me Amadën.
Megjithatë DR Kongo isiston dhe e shpërngul manovrën e saj në gjysmëfushën kundërshtare për të barazuar në të 21-tën me Makambu, pas asistit të Ngonda.
Edhe pse rastet në këtë pjesë nuk munguan, gjithçka kaloi në barazpeshë. Në fraksionin e dytë, shfaqet e njëjta situatë, me skuadrat që përpiqen të ruajnë të paprekur kuadratet respektivë.
Gjithsesi, ishte e shkruar, që skuadra e vogël nga Madagaskari të kalonte në avantazh teksa në të 77-tën, Andriatsima i sherbyer nga Metanierë, realizon golin e epërsisë.
Por spektakli në këtë takim nuk ka fund, ndërsa në të 90-tën mbrojtësi i Portos, Kancel Mbamba, “kançelon” gjithçka dhe barazon takimin.
Në shtesë dy herë nga 15’ minuta, nuk ngjet asgjë, edhe pse DR Kongo i afrohet disa herë golit. Penalltitë dramatike dhe në fund triumfon Madagaskari 4-2. (Video)
https://www.youtube.com/watch?v=BTEW1UZJrrY