Tragjedi në Bruksel, sulmi terrorist ndal ndeshjen Belgjikë-Suedi

Një akt terrorist ka ndodhur në Bruksel, ku një person i armatosur ka lënë të vdekur dy tifozë suedezë të cilët kishin ardhur për të parë ndeshjen mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ka dhe shumë të plagosur.

Pasi morën vesh lajmin tragjik, lojtarët suedezë kërkuan të mos dilnin në fushë për pjesën e dytë dhe pas një dialogu të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s, federatave përkatëse dhe autoritetet vendase, ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1. Me marrjen e vendimit, tifozëve iu kërkua të qëndronte brenda stadiumit, për të mos acaruar një situatë tashmë delikate

UEFA: Ndeshja u anulua për arsye sigurie
Në Bruksel, ndeshja Belgjikë-Suedi, e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Evropian të Futbollit 2024, u anulua përfundimisht “për arsye sigurie”, tha UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!