Anglia mund Italinë dhe shkon në…Gjermani
Anglia mposht në ‘Wembley’ Italinë dhe siguron daljen nga Grupi C. Dy herë Herri Kejn dhë tjetër gol i shënuar nga Rashford bëjnë nul golin e parë të takimit shënuar për skuadrën e Spaletit nga Skamaka.
Tani, fatet e Italisë janë të varura nga dy ndeshjet e fundit me takimin vendimtar që do të luajë si udhëtues ndaj Ukrainës. Kjo e fundit fitoi 1-3 ndaj Maltës duke u ngjitur në vend të dytë me 13 pikë.
Në Grupin G, Serbia kaloi Malin e Zi 3-1 ndërsa Hungaria befasohet nga transferta me Lituaninë 2-2.
Surpriza e madhe vjen nga Grupi H teksa Kazakistani fiton në Finlandë me vendasit 1-2 duke rritur shanset për kualifikim. Po në këtë grup Sllovenia merr tri pikë jashtë ndaj Irlandës së Veriut (0-1) dhe prek biletën kualifikuese.
Ndërkaq Danimarka ruan hapin me kreun duke fituar 1-2 me San Marinon./Sportiim.al/
