Shqipëria “shqyen” Çekinë dhe…Grupin E

Duka: Jemi thuajse në Gjermani, Gjimshitit i kemi borxhe…

Grupi E: Shqipëri- Republika Çeke 3-0 (Asani 9′, Seferi 51′ 73′)

Arena Kombëtare kthehet në arenën e shqiponjave kuqezi. Këtë mbrëmje në duelin me Republikën Çeke, Shqipëria e brazilianit Silvinjo, fitoi 3-0 ndaj Repubikës Çeke duke arritur të prekë thuajse zyrtarisht finalet e Euro 2024 në Gjermani verën e ardhëshme.

Shqipëria e madhe e nis me një gol po aq të madh i të përherëshmit Jasir Asani. Shkupiani kishte ruajtur një tjetër perlë për të gjunjëzuar Pavlenkën në të 9′-n duke i çelur rrugën dy golave të tjerë e afruar me biletën e Gjermani 2024.

Në pjesën e dytë në skenë për kuqezinjtë ngjitet Taulant Seferi i cili shënoi dy gola të tjerë në të 51′ dhe 73′-të duke betonuar suksesin e madh me vlerë historike ndaj një kombëatjeje që në këto eliminiatore nuk kshte provuar humbjen.

Ndërkaq Souçek, Sufal etj, nuk bënë asgjë në këtë takim për miqtë të cilët në minutën e 40′ mbetën me një lojtar më pak pasi Shytil mori kartonin e dytë të verdhë të konvertuar në të kuq.

Në fund, festa legjitime me Shqipërinë që ngjitet në kuotën e 13 pikëve duke i’u afruar matematikës për biletën kualifikuese./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!