Makelie, holandezi i gafave në sfida të mëdha, gjykon Shqipëri-Çeki

Shqipëri-Republika Çeke do të zhvillohet nesër në 20:45 në Tiranë ndërsa ajo vlen për kualifikueset ‘Euro 2024’ që do të mbahen verën e ardhëshme në Gjermani.

Kjo sfidë deliktae e Grupit E do të gjykohet e gjitha nga një trupë holandeze e kryesuar në fushë nga arbitri Dani Makelie (40). Në fakt gjyqtari i njohur me mjaft atribute në kompetiocionet vendase, europiane dhe botërore, jo gjithnjë ka marrë notë kaluese në karrierë.

Holandezi me stemën FIFA-s u kritikua rëndë gjatë fazës finale të Euro 2020 (luajtur në vitin 2021) teksa në Angli- Danimarkë, akordoi një penallti në shtesë për anglezët ndërkohë që në fushë bënin ligjin dy topa…

Dhe në duelin Serbi-Portugali të gjithë e mbajnë mend kur një top i Ronaldos kaloi dukshëm vijën e portes (kualifikuese të ‘Katar 2022’).

Një ndeshje me mjaft polemika për holadezin rezulton mes Italisë dhe Turqisë. Asokohe italianët e akuzuan për një penallti të mohuar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!