Silvinjo zbardh dilemat: Broja jashtë, Shqipëria në fushë për fitore

Silvinjo nuk kërkon të dezekuilibrohet para medive por në konferencën e orës 18:15, dha disa mesazhe të qarta lidhur me ndeshjen e nesërme me Republikën Çeke dhe ecurinë e Shqipërisë drejt Euro 2024.

Nëse për ndeshjen tha se “kjo nuk është vendimtare” nuk e fshehu objetivin se kjo sfidë duhet fituar. Lajmi i keq teksa doli nga goja e brazilianit lidhet me pamundësinë e sulmuesit Armando Broja për t’u aktivizuar nesër.

Silvinjo:

“Në kemi një garë të rëndësishme por jo vendimtare. Nuk është e tillë. Ata janë kundërshtar fizikë, është një skuadër që ka pësuar 2 gola dhe nuk ka humbur ende ndeshje. Kemi shumë punë për të bërë e djersë për të derdhur. Jemi të ndërgjegjshëm që na mbeten 3 finale, nesër është e para. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të përgatitur.

Zakonisht i vizitojmë lojtarët dhe këtë radhë kemi shkuar te Muçi në Varshavë, në Barcelonë e Londër. Ajo është një punë tjetër, punë e jona. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadra është djersa, zemra, shpirti, njerëzit tanë, fusha jonë. E dimë, jemi të ndërgjegjshëm, ndaj nuk kam pasur shumë për të punuar se e dimë. Në aspektin psikologjikisht, nga jashtë është situatë e mirë në Shqipëri, ndaj skuadrës e të gjithëve. Por brenda jemi të ndërgjegjshëm se ka ende shumë punë për të bërë.

Për fat të keq Broja nuk ia del, ka një dëmtim, ka një shqetësim. Doktori ka qenë në kontakt me Çelsin kanë folur bashkë dhe me vjen keq por futbollistin që nesër nuk ia del. Në këtë aspekt ai nuk u stërvit, kemi një tjetër që duhet të menaxhojmë mirë që të arrimë deri në fund nesër. Të tjerët janë të gjithë në rregull.

Kjo është një ndeshje që e menaxhoj, kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne por s’është vendimatare pasi në nëntor vendoset, duhet të bëjmë maksimumin. Për mua si trajner kjo është ndeshja si të tjerat, absolutisht më e rëndësishme që kam pasur por jo vendimtare.

Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, por nuk do e dyshojmë aspak pasi kjo është forca e kësaj skuadre. Nëse flasim për aspektin strategjik do jetë pak a shumë njësoj, çekët janë të fortë në tranzicion, duhet ta përgatisim shumë mirë këtë ndeshje. Kjo ndeshje nesër nuk vendos gjithçka, është një ndeshje e rëndësishme sepse llogaritë bëjmë në nëntor, mund të kishim shënuar në fund dhe të fitonim në Pragë. Nesër mund të ndodhë gjithçka.

Ndryshon nga ndeshja e parë me ta që luajmë në shtëpi dhe që mbeten dy ndeshje. Aty ishte ndeshje e katërt, pastaj Polonia dhe pastaj tre. Tani luajmë në shtëpi dhe luajmë edhe dy të tjera më pas. Ne kemi lojtarë me eksperiencë si Gjimshiti, Hysaj, Berisha, Strakosha, janë të mësuar me ndeshje të tilla. Më pëlqen që njerëzit njohin lojtarë si Uzuni, Seferi, Bajrami, Asani. Më kënaq shumë që njerëzit thonë që kjo është skuadër me vlerë, skuadër e organizuar. Dalim në fushë dhe mund të ndodhë diçka, se nga ana tjetër janë lojtarë të fortë. Do të shohim nesër një ndeshje të bukur dhe të rëndësishme.

Do ketë të tjerë futbollistë nga Kosova? Shikoni. Unë në këtë moment e kam mendjen te ndeshja, ne kemi lojtarë edhe më parë nga Kosova, nga Maqedonia, nga e gjithë historia jonë në Shqipëri. Nuk e shoh futbollistin nga vjen, nëse një lojtar është në gjendje të luajë me ne dhe ia ndjen, mirë se të vijë. Në këtë moment nuk kam mendjen që të shohim lojtarë jashtë edhe pse është si projekt, nuk shqetësohem shumë. Lojtarët që kanë ardhur, po bëjnë shumë mirë me ne.

Sigurisht nëse nuk fitojmë nesër do të jem i kënaqur edhe me barazim, pasi ne luajmë për fitore. Ende nuk e kemi vendosur formacionin, në mendjen time është 80 %, duhet të shohim gjendjen e lojtarëve nesër për ta vendosur, ndoshta mund ta shohim Laçin në fushë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!