Pret Çekinë, Shqipëria fiton 2-0…

Fushata kualifikuese për në Gjermani ‘Euro 2024’ në Grupin E ka hyrë në fazë vendimtare. Kombëtarja kuqezi e trajnerit Silvinjo udhëheq me 10 pikë duke lënë prapa emra të mëdhenj të arenës europiane si Republika Çeke dhe Polonia.

Për të përsëritur një fazë finale të një europiani tani shqiptarët kanë gjithëçka në këmbët e tyre pasi me tri përballje deri në fund, kuqezinjtë lipset të marrin vetëm 5 pikë. Pa llogaritur ndonjë befasi nga Moldavia e gjithnjë nëse Polonia i fiton të tria takimet e saj.

Por ajo që bën përshtypje lidhet me faktin se në të dyja takimet pritëse në Arenën Kombëtare, formacioni i Shqipërisë i ka fituar ndeshjet kualifikuese me të njëjtin rezultat 2-0.

Më 17 qershor mundi 2-0 Moldavinë (Jasir Asani, Nedim Bajrami) ndërsa më 10 shtator po të vitit 2023 kaloi 2-0 Poloninë (Jasir Asani, Mirlind Daku).

Nesër (e enjte) në orën 20:45 sërish në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për sfidën me Republikën Çeke ndërsa në 20 nëntor shtëpiakja e fundit ndaj Ishujve Faroe./Sportiim.al/

Klasifikimi i Grupit E (dy vendet e para në fazë finale Gjermani 2024)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!