Dorëzohet Gliha: Provojmë elementin e ri

Referuar situatës në Izrael, menaxheri Bajram Shala tha se Kosova është duke pritur vendimin e UEFA-s se kur mund zhvillohet përballja me Izraelin.

Primozh Gliha, tekniku i Kosovës doli sot para mediave teksa ka folur për takimin me Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Para trajnerit slloven, foli menaxheri i kombëtares, Bajram Shala i cili zbuloi se anësori Edon Zhegrova është në dyshim për këtë ndeshjes, ndërsa do të mungojnë edhe Beka, Vladi dhe Paqarada.

Më pas slloveni i përfaqësueses ‘Dardane’ ndër të tjera tha:

 “Për mua është e rëndësishme që futbollistët e ftuar nga liga e Kosovës, por edhe ata që nuk kanë pasur rastin shumë deri më tani, të kenë paraqitje të mirë në aspektin individual pasi kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre.

 Kemi shumë mungesa dhe kjo situatë mbase është e mirë duke pasur parasysh se nuk luajmë për kualifikim dhe kjo na jep mundësinë që të testojmë disa lojtarë të rinj që të jenë pjesë e ekipit.

Pra, të dëshmojnë veten edhe këta lojtarë që janë ftuar pasi është mundësi e mirë për të parë se a janë të gatshëm për t’u paraqitur në ndeshjet e këtij nivelit, pasi përfaqësuesja është niveli më i lartë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!