Ibra shigjeton Ten Hag: Ajaks kultivon talente, Junajtid tjetër gjë

Humbja e papritur në ndeshjen e së martës në turin e dytë të Ligës së Kampionëve me Gallatasarajin 2-3 e ka lënë Mançester Junajtid në fund të tabelës së Grupit A me zero pikë.

Ajo pasoi dështimin në grup 4-3 me Bajernin por dhe në kampionat skuadra e famshme e Premier League po luhatet ndjeshëm. Kjo ka bërë që ndaj trajnerit holandez të ‘Djajëve të Kuq’ Erik ten Hag, të nisin kontestimet e para.

Një shpjegim për këtë situatë ka patur Zlatan Ibrahimoviç i cili ka thënë për TalkTv: “Duke shkuar nga Ajaks te Junajtid ai ka bërë një kërcim shumë të madh. Mund t’jua them këtë sepse kam luajtur në të dy klubet dhe mentaliteti dhe presioni ndaj tij është i ndryshëm.

Te Ajaks kultivohet talenti, ata prodhojnë disa nga lojtarët e rinj më të mirë në botë dhe skuadra nuk ka yje të mëdhenj, ndërsa te Mançester Junajtid mendojnë ndryshe dhe ai duhet të gjëjë metodat për të menaxhuar yje të mëdhenj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!