Broja luan 45′, debuton me Brentford Strakosha
Trajneri kuqezi Silvinjo doli sot paradite për të folur rreth situatës në vigjilje të Shqipëri- Republika Çeke (Grupi E kualifikues euro 2024) ndërsa nuk iu shmang pyetjeve rreth emrave të listuar.
Në fakt dy prej tyre luajtën sot në Premier League. Armando Broja u aktivizua për 45′ me Çelsin (fitoi në transfertë 1-4 me Bërnlin) ndërsa portieri Tomas Strakosha debutoi me Brentford në përballjen e humbur në shtesë me Junajtid 2-1.
Ndërkaq në javën e 8-të në Angli, vijoi ecuria e mirë e Totenhem pasi mundi 0-1 Luton, apo fitorja bindëse e Everton ndaj Burnemuth 3-0 e triumfi i Fulhem ndaj Shefild Utd 3-1.
Pas pak sfida e fundit e ditës Kristal Palasë- Notingem Forest (18:30)./Sportiim.al/
