Arsenal mposht Junajtid, Barça kalon, Berisha pret penallti…

Nga Sara Gjidiaj

Premier League ka mbyllur këtë djelë javën e saj të katërt me vëmendjen të gjithën tek Arsenal – Mançester Juanjtid. “Topçinjtë” triumfuan 3-1 me përmbysjen e çmendur që erdhi në shtesë. Fitore edhe për Liverpulin që mposhti Aston Vilën me rezultatin 3-0.

La Liga Majorka e Muriqit nuk di të shkojë te fitorja teksa e mbyll në barazim pa gola ndaj Atletik Bilbaos, ndërkohë që Barcelona arriti të kalonte me vështirësi Osasunën falë një penalltie të Levandovskit.

Nga Serie A vjen fitorja e thellë e Interit përballë Fiorentinës me 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, ashtu si dhe ajo e Juventusit me 2 gola ndaj Empolit.

Bundesliga gjermane regjistroi sot një barazim mes Eintraht Frankfurt dhe Këln si dhe fitoren e Lajpcig në transfertë ndaj Union Berlin. Për të mbyllur me Ligue 1 ku PSG nuk fal as Lionin duke e mposhtur 1-4.

Rezultatet:

Premier League:
Kristal Palasë – Uolves 3-2
Liverpul – Aston Vila 3-0
Arsenal – Mançester Junajtid 3-1

La Liga:
Xhirona – Las Palmas 1-0
Majorka – Atletik Bilbao 0-0
Osasuna – Barcelona 1-2

Serie A:
Inter – Fiorentina 4-0
Torino – Xhenova 1-0
Empoli – Juventus 0-2
Leçe – Salernitana 2-0

Bundesliga:
Eintraht Frankfurt – Këln 1-1
Union Berlin – Lajpcig 0-3

Ligue 1:
Tuluzë – Klermont 2-2
Le Havre – Lorient 3-0
Lilë – Montpelje 1-0
Metz – Reims 2-2
Nisë – Strasburg 2-0
Lion – PSG 1-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!