Partizani kalon lehtë Atletik d’Eskaldes, në turin e tretë dhe Struga

Conference League, kualifikuese:
Partizani – Atletik d’Eskaldes 4-1 (5-1)
Buduçnost Podgorica – Struga 3-4 (3-5)

Partizani është në turin e tretë të Conference League pasi eleminoi ekipin nga Andorra, Atletik d’Eskaldes. Pas fitores 0-1 në transfertë, të kuqtë triumfuan 4-1 në “Air Albania” duke firmosur kualifikimin.

Dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Cara dhe një i tretë i Rrapajt në fraksionin e dytë mbyllën llogaritë për ekipin e Zekiç. Por historia e golave nuk u ndal këtu pasi në shtesë, miqtë mundën të ngushtonin shifrat dhe të shënonin golin e nderit falë një 11-metërshi të ekzekutuar saktë nga G.Lopez.

Për kundërpërgjigjen ndaj golit të Ateltik d’Eskaldes mendon Grezda, teksa zhënon sërish për Partizanin (i pari i gjakovarit me të kuqtë) për ta mbyllur sfidën me një “poker” në të 95′-ën për 4-1 final.

Me shifrat në dy përballjet 5-1 e dërgojnë Partizanin në turin e tretë dhe me shumë shanse për të shkuar në Play off e më pas mabse në grupe.

Ndërkohë, prova e radhës për kryeqytetasit do të jetë ajo ndaj letonezëve të Valmieras që do të luhet javën e ardhshme.

Në turin e tretë të Conference League do të jetë edhe Struga e Shpëtim Duros e cila kapërceu Podgoricën e Malit të Zi me fitoren e sotme 3-4 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-5. Kundërshtari i radhës për skuadrën nga Maqedonia e Veriut do të jetë Suift Hesperange, ekipi nga Luksemburgu./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!