Kosova ngec te barazimi, Ukraina përmbys maqedonasit

‘Euro 2024’ nisi sot me ndeshjet e treta kualifikuese për Grupet B, C, D, H dhe I.

Dardanët e mbyllën në barazim përballë Rumanisë (Grupi I) edhe pse zhvilluan një ndeshje pozitive. Kosova mundi të gjente dhe golin në pjesën e dytë por pozicioni jashtë loje i dalluar nga VAR nuk lejoi festën në “Fadil Vokrri” duke zbehur shpresat e vendasve. E pafalshme një rast ideal në fund për Muriqin me topin që nga pak metra e dërgon mbi tra.

Ndeshjet e tjera të këtij grupi sollën dy fitore, atë të Izraelit përballë Bjellorusisë dhe një 3-pikësh për Zvicrën përballë Andorrës. Në këtë grup kryeson Zvicra dhe ndjek Rumania, teksa Kosova renditet momentalisht e treta me 3 pikë.

Grupin B Franca kaloi me 3 gola Gjibraltarin, ndërsa Greqia triumfoi përballë Irlandës duke vijuar garën për një vend në fazën tjetër. Francezët dhe grekët kryesojnë grupin përkatësisht me nga 9 dhe 6 pikë.

Fitore e thellë e anglezëve në Grupin C ndaj Maltës me 4 gola dhe fitore me përmbysje e ukrainasve në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut me garën për vendin e dytë që bëhet më e ngjeshur dhe më interesante në këtë grup.

Grupi D erdhi me 2 përballje me Turqinë që mposhti në frymën e fundit Letoninë dhe Armeninë që surprizoi Uellsin duke fituar përballë tij në shifrat 2-4.

Sakaq, në Grupin H Danimarka mposhti Irlandën e Veriut në shifrat 1-0, Finlanda kaloi Slloveninë teksa Kazakistani e kishte të lehtë përballë San Marinos.

Kualifikuese Euro 2024:

Grupi B:
Gjibraltar – Francë 0-3
Greqi – Irlandë 2-1

Grupi C:
Maltë – Angli 0-4
Maqedoni e Veriut – Ukrainë 2-3

Grupi D:
Letoni – Turqi 2-3
Uells – Armeni 2-4

Grupi H:
Finlandë – Slloveni 2-0
Danimarkë – Irlandë e Veriut 1-0
San Marino – Kazakistan 0-3

Grupi I:
Andorra – Zvicër 1-2
Bjellorusi – Izrael 1-2
Kosovë – Rumani 0-0 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!